Kryeministrja e Serbisë do të jëtë edhe Ministre e Financave

Ministria serbe e financave do të drejtohet përkohësisht nga kryeministrja e vendit, Ana Brnabic. Vendimi i qeverisë serbe erdhi pas dorëheqjes së Dushan Vujoviç nga ky post, më 7 maj. Ndërkohë, nuk ka ende një datë konkrete dhe një emër zyrtar se cili do të pasojë Vujoviç në krye të financave serbe.

Kryeministrja serbe Ana Brnabic ka marrë zyrtarisht postin e ministres së financave, deri në emërimin e pasardhësit të Dushan Vujoviç, i cili braktisi postin më herët gjatë këtij muaji. Në një deklaratë të shkurtër, qeveria serbe deklaroi se Brnabic do të shërbejë përkohshësisht në postin e shefes së financave, ndërkohë që nuk specifikoi se kush do të bëhet pasuesi i Vujoviç apo kur do të ndodhë emërimi.

Një ish-ekonomist i Bankës Botërore, Dushan Vujoviç dha dorëheqjen në 7 maj, për shkak të arsyeve personale.

© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi