Kryeministri turk vizitë në Bosnje e Hercegovinë

 

 

Kryeministri turk, Binali Yıldırım, i cili u nis për vizitën e tij dy-ditore në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës (BeH), vlerësoi lidhjet që kanë vazhduar për një kohë të gjatë në Ballkan.

Yıldırım pritet të takohet me kreun e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Denis Zvizdiç dhe anëtarët e Presidencës trepalëshe të BeH-së. Ai poashtu do të takohet me akademikë dhe studentë në Universitetin Ndërkombëtar të Sarajevës.

Kryeministri Yıldırım udhëton me një delegacion që përfshin zv/kryeministrin e Turqisë, Recep Akdağ, ministrin e Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, ministrin e Ekonomisë, Nihat Zeybekci, si dhe me ministrin e Transportit, Detarisë dhe Komunikimeve, Ahmet Arslan.

Yıldırım tha se çështjet ekonomike dhe investimet e ndërsjella do të diskutohen në takime të ndryshme në Sarajevë.

“Ne si Turqi, tregojmë të gjitha përpjekjet tona më të mira për stabilitet dhe paqe në Ballkan. Ne mbajmë kontaktet e nevojshme dypalëshe ose shumëpalëshe me të gjitha vendet e rajonit”, tha Yıldırım, në Aeroportin Esenboğa në Ankara para largimit për në Sarajevë.

– Yıldırım kritikon partinë e re të grupit terrorist YPG/PKK

Kryeministri turk ka kritikuar krijimin e një partie të re politike të quajtur “Ardhmëria e Sirisë”, nga një iniciativë e SHBA-ve në pjesë të Sirisë veriore të okupuar nga grupi terrorist YPG/PKK.

“Ne kemi thënë gjithmonë se ata (terroristët e YPG/PKK-së) ndryshuan vende dhe emra. Ne i shikojmë me një emër tjetër në Siri dhe me një emër tjetër në Irak”, tha Yıldırım.

“Ne i njohim ato mirë. Çfarëdo kostumi, çfarëdo emri me të cilin mund të dalin, ndoshta disa nga shokët tanë mund të mashtrohen përkohësisht, por nuk mund ta mashtrojnë Republikën e Turqisë dhe kombin tonë fisnik”, deklaroi Yıldırım.

Sipas burimeve në provincën verilindore Al-Hasakah, zyrtarët e SHBA-ve ndihmuan në krijimin e të ashtuquajturës “Ardhmëria e Sirisë” në një kongres të mbajtur të martën në Al-Hasakah.

Burimet theksuan se zyrtarët e SHBA-ve diskutuan krijimin e partisë së re gjatë takimeve të fundit me anëtarët e YPG/PKK-së.

Në kongresin e të martës, Ibrahim al-Qaftan u zgjodh kryetar i partisë së re, i cili kishte qenë anëtar i Partisë Ba’att të Sirisë në Munbixh përpara se konfliktit të Sirisë që shpërtheu në vitin 2011.

Al-Qaftan mori presidencën e këshillit lokal Munbixh pasi distrikti u pushtua nga grupi terrorist i YPG/PKK-së.

Hefrin Hlaf, i cili u bashkua me YPG/PKK-në në vitin 2016, u zgjodh sekretar i përgjithshëm i partisë së re.

Ndryshe nga organizatat e tjera të nisura nga YPG/PKK, “Ardhmëria e Sirisë” nuk ka bashkë-kryetar.

81 anëtarët e bordit ekzekutiv të partisë përfshijnë përfaqësues nga Raqqah, Tal Abyad, Ayn al-Arab (Kobane), Deir ez-Zor, Munbixh, Afrin, Idlib dhe Halep.

Anëtarët e bordit ekzekutiv të partisë duket se janë tërhequr nga radhët e YPG-së dhe grupeve terroriste të PKK-së. Struktura administrative e YPG/PKK-së në Siri përbëhet nga tre “rajone” dhe gjashtë “kantone”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi