Kryeministri pakistanez: Nobel për mua? Jo! Jepjani atij që zgjidh konfliktin me Kashmirin!

Në kulmin e rishpërthimit të krizës mes Indisë dhe Pakistanit për rajonin e Kashmirit, kryeministri pakistanez Imran Khan tha se një Nobel Paqeje duhej të shkonte për atë që e zgjidh këtë konflikt.

“Unë nuk e meritoj Nobelin. Nobelin e meriton personi i cili zgjidh problemin e Kashmirit në drejtim të kërkesave të popullit të Kashmirit dhe hap rrugën e paqes dhe zhvillimit humanitar në kontinent”, shkroi Khan në rrjetet sociale.

Ishte ky një ragim në ditën e katërt të fushatës së filluar në “change.org”, ku mblidhen nënshkrime që Khan të nominohet për Çmimin Nobel të Paqes. Deri më tani ai ka marrë 326.000 nënshkrime.

Tensionet e fundit mes Indisë dhe Pakistanit, nisën pas një sulmi me bombë më 14 shkurt ndaj autokolonës me forca paramilitare në pjesën e Kashmirit nën kontrollin e Indisë, ku dhe humbën jetën 44 persona. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi