Kryeministri Kurti ndalon përfitimet financiare të kabinetit qeveritar pas mandatit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka shfuqizuar vendimin për përfitimin financiar të kabinetit pas mandatit.

Në këtë mbledhje, po ashtu është ndryshuar vendimi i qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar, duke i ulur pagat në nivelin që kanë qenë më herët.

“Duhet cekur se ky vendim nuk prek pagat aktuale në sistemin e drejtësisë dhe në Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu, propozoj që të plotësohet dhe të ndryshoj pika 2 e vendimit të Qeverisë 02/59 i datës 17.12.2015, që ka të bëjë me përfitimet e ish-zyrtarëve pas mbarimit të mandatit të tyre. Obligohet Ministria e Financave dhe Transfereve dhe institucionet përkatëse për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hynë në fuqi në ditën e nënshkrimit dhe zbatohet nga data 3 shkurt 2020”, tha kryeministri Albin Kurti në arsyetimin e vendimit.

Në pikën 2 të këtij vendimi thuhet se, “paga e ish-zëvëndëskryeministrave, ish-ministrave, ish-zëvendësministrave dhe ish-drejtorit të AKI-së, do të jetë në vlerë të 70 për qind të pagës që kanë marrë gjatë muajit të fundit të mandatit të tyre”.

Po ashtu, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu konfirmon se vendimi për përfitimet pas mandatit është shfuqizuar.

“Dy vendime të padrejta u shfuqizuan në mbledhjen e Qeverisë. Së pari, vendimi i kundërligjshëm i ish Qeverisë për ngritjen e pagave për vete. Ky vendim nuk do të ketë efekt juridik për pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve si dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i dytë që u shfuqizua, ishte ai për pagat që përfitonin kabinetet e ish Qeverive, pas mandatit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi