Kryeministri Haradinaj tregon pse ndodhi përplasja me Xhavit Halitin

Kuvendi i Kosovës dje votoi për miratimin e projektligjit i cili parasheh krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Gjatë seancës për shkak të mungesës së votave për miratimin e këtij ligji, ka ndodhur një përplajes mes kryeministri Ramush haradinajt dhe kryesuesit të seancës, Xhavit Haliti.

E për këtë përplasje sot ka folur kryeministri Haradinaj. Me të përfunduar mbledhja e Qeverisë, Haradinaj para gazetarëve ka thëgë se reagimi i tij kishte qenë i pashmangshëm, meqë kryesuesi i seancës, sipas tij, nuk po reagonte ndaj problemeve teknike që kishin deputetët, gjersa po votonin në Kuvend për pakon e ligjeve për FSK-në.

“Unë kam shku në Parlament, shkoj edhe për pyetje parlamentare që bëjnë. Por, dje shkova për pakon e tri ligjeve për ushtri. Duke parë një interesim aq të madh për temën, u habita se si kryesuesit të seancës nuk i bënte përshtypje që s’po munden me votu deputetët. Ishin mbi 20 deputetë në këmbë, thoshin s’kena votu. E kryesuesi nuk e konstatoi. Andaj reagova. S’kisha qysh mos të reagoj. Më bani përshtypje. Ai nuk ka aspekte tjera, është çështje teknike”, tha Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dje u përfshi në një debat me nënkryetarin e Kuvendit Xhavit Haliti, përderisa ky i fundit po udhëhiqte seancën. Ndërsa po votohej një mocion, Haliti tha se nuk kaloi me vota por menjëherë i ka ndërhyrë Haradinaj nga vendi duke i thënë a është në gjumë apo zgjuar.

“A je në gjumë a çutë. Shihe se nuk na bëjnë kartelat, qysh nuk kalon ligji”.

E pas kësaj Haliti ka reaguar ndaj tij duke i thënë të shohë punën e tij se nuk mund t’i tregojë ai për procedurën. Ai më tej ka thënë se nuk është argat i Qeverisë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi