Kryeministri Haradinaj: Kjo do të jetë sfida ime e parë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social facebook ka bërë të ditur se cila do të jetë sfida e parë e tij si kryeministër për këtë vit, duke thënë se ajo me të cilën do të merret seriozisht është çështja e ngritjes së cilësisë në arsim.

Ja postimi i plotë i tij:

Këtë vit, e kemi si dialog të vazhdueshëm, ngritjen e cilësisë në arsim, si top-prioritet i Qeverisë dhe do ta trajtojmë pandërprerë, deri në jetësim të këtij synimi.

Kam kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nga kryetarët e komunave dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë proces, që t’i kushtohet vëmendje e shtuar testit PISA, që pritet të mbahet në fund të prillit. Kjo do të jetë sfida jonë e parë.

Themelet solide të ardhmërisë sonë vendosen vetëm përmes aftësimit dhe edukimit të të rinjve tanë dhe ky është misioni im./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi