KOSOVA

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga bashkatdhetarët që të jenë të kujdesshëm në lëvizje.

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë, i ka bërë apel bashkatdhetarëve që kur të vijnë në Kosovë të kenë kujdes në vozitjen e automjeteve.

“Kam lutje për të gjithë ata që vijnë nga diaspora të bëjnë kujdes në vozitje në drejtim të makinave sepse shtohet numri i veturave dhe aksidenteve të komunikacionit. Iu bëj apel që të kenë kujdes në vozitje në drejtim të automjeteve në komunikacion”, deklaroi Haradinaj, i cili tha se e përshëndet aksionin e Policisë së Kosovës për rastin e patentë shoferëve dhe për veprimet jo ligjore që kanë ndodhur në këtë proces.

“Ne jemi të vetëdijshëm se e kemi zhgënjyer diasporën me kartonin e gjelbër mirëpo, nuk do të ndalemi në punë që një ditë kartoni i gjelbër të hiqet”, u shpreh Haradinaj, i cili shtoi se ky karton nuk i shërben për të mirë as Kosovës e as bashkatdhetarëve.

Related posts

Thaçi listoi Hezbollahun si terrorist, sekretari Pompeo: bravo Kosovë!

dritatv

Pas ngjarjes në Istog, kryeministri Haradinaj viziton sot Policinë e Kosovës

dritatv

Haradinaj priti në takim delegacionin ushtarak amerikan, flasin për ndihmën e SHBA-së në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

dritatv

Leave a Comment