Kryeministri Haradinaj jep lajmin e madh për Policinë

Është aprovuar kërkesa që zyrtarëve të policisë t’u kompensohen me mjete shtesë buxhetore punët e kryera jashtë orarit të punës.

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka aprovuar propozimin e bërë në mbledhjen e kaluar nga Ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim.

Me këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se 2 milionë e 600 mijë euro është shumë e cila do të jetë për kompensimin e zyrtarëve policor që punojnë jashtë orarit.

“Kjo shumë ndahet nga Ministria e Financave dhe ky vendim duhet të hyjë në fuqi menjëherë në momentin e nënshkrimit.Ky është veprimi final edhe pse ne kemi ndërmarrë edhe në të kaluarën hapa të ngjashëm por këtë herë kemi përmbyllur obligimin e Kosovës ndaj policëve. Për bindjen time është diçka mëse e nevojshme që shteti mos t’i mbetet borxh policëve të vet”, ka thënë Haradinaj.Haradinaj ka shtuar se nuk është aspak në rregull që dikush të punojë dhe të mos paguhet.“Nuk duhet të përsëritet më, pra një shet që nuk mundet të bëjë pagesën është si dyqan që duhet të mbyllet. Ne e dijmë se kjo është shumë e madhe por pas konsultave që kemi bërë me njerëzit kompetent kemi marr edhe këtë dakordim. Zyrtarët shtetërorë që kanë kontratë pune me shtetin nuk duhet që shteti t’u mbetet borxh dhe nuk duhet kaluar vite pa u paguar. Pra kushdo që ka situata të tilla duhet të rishikohet dhe të kryhen obligimet”, ka përfunduar Haradinaj.

Ndryshe kjo kërkesë parashihet që policëve të Kosovës t’u ndahen mjete shtesë buxhetore në mënyrë që të zbatohet Ligji i Punës dhe zyrtarët të kompensohen me pagesa shtesë si kompensim për punën e realizuar gjatë angazhimeve jashtë orarit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi