Kryeministri Haradinaj: Guximi i Vasfijes le të jetë udhërrëfyes për viktimat e dhunës seksuale

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përgëzuar Vasfije Krasniqin për guxim e saj që të dalur të flasë publikisht për përjetimin e dhunës seksuale gjatë kohës së luftës.

Për më tepër kryeministri Haradinaj, në një postim në Faceboook, ka shkruar se Vasfije Krasniqit le të jetë udhërrëfyes për viktimat e shumta të dhunës seksuale gjatë luftës, që të ngriten mbi dhimbjen dhe me dëshmitë e tyre të dokumentojnë krimin, që të ngadhënjejë drejtësia.

Postimi i plotë i kryeministrit Haradinajt:

Pasi e dëgjova me vëmendje rrëfimin sa prekës aq edhe inkurajues të Vasfije Krasniqit, e përgëzoj këtë grua të guximshme që ka vendosur të flas hapur për njërën prej plagëve më të mëdha të popullit tonë. Guximi i saj le të jetë udhërrëfyes për viktimat e shumta të dhunës seksuale gjatë luftës, që të ngriten mbi dhimbjen dhe me dëshmitë e tyre të dokumentojnë krimin, që të ngadhënjejë drejtësia. Së bashku, duke inkurajuar viktimat dhe familjet e tyre, do të heqim stigmatizimin që ka rënduar kaq vite mbi to./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi