Kryemadhi takim me strukturat në Tepelenë: Ndizni motorët e fushatës, zgjedhjet janë afër

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ish deputeti Vangjel Tavo zhvilluan sot një takim organizativ me strukturat e LSI-së në Tepelenë. Në ketë takim u zgjodh dhe Kryetari i LSI, Tepelenë, ekonomisti Sefer Kanushi.

Gjatë fjalës së saj, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se zgjedhjet e parakohshme janë afër dhe se tashmë duhet të ndizen motorët e fushatës.

Kryemadhi tha se LSI forcën reale e ka tek njerëzit, jo tek emrat e përveçëm. Duke folur per situatën aktuale, Kryetarja e LSI Kryemadhi tha: Gjendja ekonomike e vendit është e mjerë. Taksat rriten, ndërsa të ardhurat për familjen shqiptare ulen”.

“Duhet të ndalojmë eksodin e shqiptarëve”, tha Kryetarja e LSI e cila theksoi se Papunësia është rritur për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit qeveritar.
“LSI është parti e fjalës së mbajtur. Duhet të punojmë që shqiptarët të bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre. Fermerët dhe blegtorët janë në qendër të programit të LSI. Rinia duhet të gjenerojë energji në Shqipëri, jo të marrë rrugët e emigrimit”, theksoi Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi