Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka mbërritur në protestën përpara Kuvendit. Ajo ka përshëndetur fillimisht militantët e saj, e më pas bëri një deklaratë për mediet duke thënë se, kjo qeveri është zgjedhur me votat e krimit.
Më tej, ajo u shpreh se mazhoranca duhej të kishte guximin të përballej me qytetarët.
“Edi Rama ka bërë gabime. Ai që është me të drejtën nuk ka frikë, por zhvillon seancë, zhvillon debate. Kjo është protesta më e madhe në 27 vite dhe është bërë nga opozita. Mazhoranca duhej të kishte guximin të përballej me qytetarët, ose me ne. Edi Rama thotë se protestuesit do të djegin Kuvendin, por mos u çudisni që Edi Rama ta djegë Kuvendin që të ndërtojë kulla”, tha Kryemadhi./Top Channel/