Kryemadhi në Kuvend: Kush e kërcënoi Fatmir Xhafajn?

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, sulmoi kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe qeverinë lidhur me çështjen e negociatave për anëtarësimin në BE.

Kryemadhi argumentoi se negociatat mbahen peng pasi kryeministri i “Rilindjes” nuk do dhe nuk ofron dialog me opozitën.

Ndërkohë, referuar protestës së studentëve ajo tha se nuk fshihen pas tyre partitë politike, “se ato do t’i shihni shumë shpejt”.

Më pas, Kryemadhi ju drejtua ministres së re të Transporteve, Belinda Balluku duke i thënë se kryeministri Rama do të marrë më qafë si Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri.

“Belinda mos dëgjo çfarë thotë ky se do të marri më qafë siç mori Arben Ahmetajn dhe Damian Gjiknurin. Beni do mbajë përgjegjësi për lavatriçen e parave që është kthyer Shqipëria. Do të zbulohet edhe firma indiane që iu dhanë panelet nga Damiani”, tha Kryemadhi.

Por, kryetarja e LSI nxori detaje që sipas saj fshihen pas shkarkimit të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Kryemadhi tha se ka pasur një telefonatë kërcënues ndaj Xhafajt, ku i kanë kërkuar lirimin e bandës së Abylajve, ndryshe do të dilnin në shesh përgjimet e Edi Ramës me grupin nga Shijaku.

“Beni të dua shumë, por do të marri më qafë siç të morri. Të morri firmën dhe të shkarkoi siç hoqi ministrin e Brendshëm, që arrestoi grupin e Shijakut dhe e mori Vangjush Dako në telefon i tha hiqe firmën se do të hap librin dhe defterin e të dhënave të përgjimeve të Edi Ramës në Shijak’, deklaroi Kryemadhi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi