Kryemadhi: LSI do të ketë mbështetje prioritare bujqësinë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi takime në disa ferma bujqësore në zonën e Leshnjes në njësinë administrative Golem për të parë nga afër problematikat e fermerëve të zonës, ku ulja drastike me afërsisht 6 herë e subvencioneve për bujqësinë nga qeveria dhe mungesa e tregut për të shitur produktet e tyre kanë dëmtuar rëndë të gjithë fermerët e vendit.

Kryemadhi i ndal te sera  e një çifti të ri, të cilët pas studimeve universitare kishin vendosur kthimin në fshat për të investuar në bujqësi, por mungesa e mbështetjes nga shteti i kishte çuar shpesh në humbje. Kryetarja e LSI-së  u shpreh se kjo situatë e shkaktuar nga mungesa e vizionit dhe dëshirës së institucioneve për të ecur përpara do të ndryshojë.

Ajo theksoi se LSI do të ketë mbështetje prioritare për bujqësinë si një sektor që krijon punësim dhe të ardhura direkte në familjet shqiptare, ku një fokus të veçantë do kenë skemat e mbështetjes financiare nga ana e qeverisë për të rinjtë që do duan të investojnë në këtë sektor. “Ne duhet ti ofrojmë shumë të rinjve dhe të rejave që të kenë mundësinë për të zhvilluar bujqësinë shqiptare, për të zhvilluar blegtorinë shqiptare, sepse nëpërmjet saj ne mund të zhvillojmë vendin dhe mund të zhvillojmë shumë oportunitete të reja për vende të reja pune, për ekonomi më të fortë dhe për ta zhvilluar më tej Shqipërinë ashtu siç e meritojmë”, tha Kryemadhi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi