Kryeinspektorati i Pentagonit konfirmon planin për “forcën kuftiare” në Siri

Një raport i Kryeinspektoratit të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) ka treguar se organizata terroriste PYD/PKK e mbështetur nga SHBA-të, e cila përdor emrin Forcat Demokratike të Sirisë (SDF), ka nisur të trajnojë në Siri “forcën e sigurisë së brendshme”, “forcën e sigurisë kufitare” dhe “ekspertët për shpërthime” dhe ka planifikuar të riformësojë forcat luftarake.

Në raportin e kryeinspektoratit në lidhje me periudhën tetor-dhjetor të vitit të kaluar vihet në dukje se SHBA-të kanë rritur për katër herë, konkretisht në rreh 2.000 numrin e ushtarëve në Siri dhe se SHBA-të kanë trajnuar gjithsej 12.500 ushtarë në Siri dhe se më shumë se 11.000 prej tyre përbëhen nga forcat e SDF-së, organizatë kjo që përdoret për kamuflimin e PYD/PKK-së.

“Departamenti i Mbrojtjes ka bërë të ditur se ushtria amerikane ka pajisur SDF-në, por se janë duke i ndjekur pajisjet e shënuara për t’u dhënë YPG-së me qëllim për t’u siguruar se janë duke i përdorur për qëllime të duhura”, thuhet në raport.

Në raportin vihet theksi se Pentagoni është duke trajnuar SDF-në për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë në rajonet e marra nga DEASH-i.

“SDF ka nisur të trajnojë në Siri forcat e sigurisë së brendshme, forcat e sigurisë kufitare, ekspertët për shpërthime dhe ka planifikuar të riformësojë forcat luftarake”, theksohet më tej.

Në raport bëhet e ditur se PYD/PKK, e cila përdor emrin Forcat Demokratike të Sirisë (SDF), ka trajnuar më shumë se 3.000 ushtarë të ashtuquajtur Forcat e Sigurisë së Brendshme të Rakkas.

– SHBA-ja po i formon ushtri PKK-së?

Për herë të parë, lajmi për përgatitjet e formimit të “njësisë së mbrojtjes kufitare” dhe “Ushtrisë së Sirisë Veriore”, e cila do të arrinte në 30 mijë persona të kryesuar nga PYD/PKK, u njoftua nga AA.

Pas një periudhe të shkurtër, zëdhënësi i koalicionit të kryesuar nga SHBA-të kundër DEASH-it, Ryan Dillon, në një deklaratë për AA njoftoi se forca në fjalë ishte Forcë e Sigurisë Kufitare dhe se deri atëherë ishin trajnuar 430 persona.

Gjithashtu, Dillon kishte bërë të ditur se totali i këtyre forcave do të arrinte në 30 mijë dhe se SDF do të udhëhiqte këtë projekt.

Por, pasi kjo deklaratë shkaktoi krizë mes Turqisë dhe SHBA-ve, Pentagoni njoftoi se forca e trajnuar nuk është një forcë konvencionale e mbrojtjes së kufijve, por se grupi i trajnuar do të jetë “forcë e sigurisë së brendshme dhe të sigurisë”.

Megjithatë, kërkesa prej 250 milionë dollarësh për nevojat e sigurisë kufitare në Siri në lidhje me operacionet kundër DEASH-it në kuadër të Operacioneve të Mundshme të Jashtme në planin e propozimit për buxhetin të deklaruar ditën e sotme, ka shkaktuar komente se Pentagoni vazhdon projektin e njoftuar më parë duke luajtur vetëm me emrat./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi