“Kroacia do të vazhdojë të jetë mike e Azerbajxhanit”

Kroacia do të vazhdojë të jetë një nga miqtë më të sinqertë të Azerbajxhanit në Bashkimin Europian, tha presidentija e Koracisë, Kolinda Grabar Kitaroviç.

Kitaroviç sot u takua me homologun nga Azerbajxhani Ilham Aliyev, i cili po qëndron në Zagreb për vizitë zyrtare.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media pas takimit në të cilin u diskutuan anëtarësimi në BE dhe NATO dhe marrëdhëniet ekonomike dypalëshe, dy liderët theksuan se Kroacia dhe Azerbajxhani janë dy vende mike dhe partnerë strategjikë.

Kitaroviç tha se Azerbajxhani është një nga partnerët e vlefshëm të NATO-s dhe shtoi se kontributi që jep për stabilitetin e Afganistanit është po ashtu i rëndësishëm.

“Kroacia do të vazhdojë të jetë një nga miqtë më të sinqertë të Azerbajxhanit brenda BE-së”, tha Kitaroviç, duke vënë në dukje se të dy vendet kanë potencial për bashkëpunim në fushën e energjisë, ekonomisë, kulturës, shkencës dhe teknologjisë.

Duke theksuar se se marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve aktualisht nuk janë në nivelin e mjaftueshëm, presidentja kroate u shpreh se “Koracia dëshiron të jetë furnizuese e Europës Qendrore me gaz natyror”.

Ndërkaq, presidenti i Azerbajxhanit, Aliyev, tha se vendi i tij është në përgatitje të një korridori të gazit natyror me bashkimin e shtatë shteteve, duke shtuar se korridori në fjalë që do të fillojë nga Baku do është planifikuar të jetë i gjatë 3.500 kilometra.

Aliyev rikujtoi se vendi i tij ka burime të pasura me gaz natyror dhe vuri në dukje se prodhimi i gazit natyror është një nga planet që Azerbajxhani synon të zhvillojë në të ardhmen.

Ai shtoi se Kroacia është duke mbështetur vazhdimisht raportet që Azerbajxhani ka zhvilluar me BE-në, dhe se vendi i tij ka bashkëpunim të mirë me NATO-n.

Ndërkohë, dy vendet nënshkruan një marrëveshje partneriteti midis ministrive të kulturës dhe bujqësisë.

Gjatë vizitës së tij në Zagreb, Aliyev do të takojë gjithashtu edhe kryeministrin Andrej Plenkoviç dhe kryetarin e parlamentit Gordan Jandrokoviç./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi