Kripa dëmton enët e gjakut

Konsumimi i tepruar i kripës në periudhën prej disa vitesh mund të dëmtojë enët e gjakut, pohojnë shkencëtarët amerikanë nga universiteti i Harvardit.Në hulumtim kanë marrë pjesë më shumë se 5.000 meshkuj dhe femra, të cilëve gjatë periudhës prej 6 vitesh, shkencëtarët përmes testeve laboratorike të urinës ua kanë matur nivelin e natriumit.

Gjatë kësaj periudhe kohore shkencëtarët kanë zbuluar tensionin e lartë të gjakut tek 878 pjesëmarrës.

Shkencëtarët kanë konstatuar që personat, të cilët janë diagnostikuar me tension të lartë të gjakut, kanë pasur nivel të tepruar të kripës në urinë, si dhe nivel të lartë të acidit urik dhe albumineve të cilat janë tregues të dëmtimit të enëve të gjakut.

Pjesëmarrësit të cilët kanë konsumuar sasi më të madhe të kripës, kanë pasur 21 për qind rrezik më të lartë për të krijuar tension të lartë të gjakut, për dallim nga pjesëmarrësit me përqindje më të vogël të kripës.

Pjesëmarrësit me nivel të lartë të acidit të urinës kanë pasur për 32 për qind rrezik më të lartë nga formimi i tensionit të lartë të gjakut, ndërsa ata me nivel të lartë të albuminave kanë pasur madje për 86 për qind rrezik më të lartë për të krijuar tension të lartë të gjakut.

Rezultatet e hulumtimit, të cilët janë publikuar në revistën “Circulation”, theksojnë rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm dhe konsumimit të moderuar të kripës.

Doza e rekomanduar ditore e kripës është rreth 6g, çka është përafërsisht 1 lugë. Problemi më i madh është që kripa konsumohet edhe pavetëdijshëm, jo vetëm gjatë përdorimit të mëlmesave në ushqimin i cili përgatitet, sepse ushqimet e ndryshme të gatshme (djathi, etj) përmbajnë në vete nivel të lartë të natriumit, ndërsa këtë gjë shpesh e harrojmë. Gjella nuk hahet pa kripë, por edhe kripa duhet përdorur me karar, thotë populli./koha islame/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi