Kreu i BISH të Zvicrës u uron Krishtlindjen të krishterëve shqiptarë dhe zviceranë

Festën e Krishtlindjes, besimtarëve të krishterë shqiptarë dhe të gjithë të tjerëve, në Zvicër ua ka uruar edhe kreu i Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër, njëherësh imami i njohur, Mustafë Memmeti.

“Të dashur motra dhe vëllezër të krishterë shqiptarë dhe të gjithë qytetarë të krishterë të shtetit helvetik. Me rastin e Krishtlindjeve, në emrin tim dhe në emër të Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër ua uroj festën e Krishtlindjeve.

Kjo festë duhet të na kujtojë të gjithëve pa dallim besimi se jemi njerëz, bijtë e Ademit dhe Havës, e se mbi gjithçka kemi nevojë për dashuri, tolerancë dhe shpirtmadhësi.

Në këtë festë, në frymën e porosive të Isait si një mrekulli të përsosur duhet të punojmë që t’u japim fund fenomeneve negative midis nesh, për të ndërtuar një ardhmëri të shëndoshë, që na duhet neve dhe fëmijëve tanë.

Ashtu sikur Oksigjeni që na e fali Zoti, na duhet akceptanca, toleranca dhe respekti reciprok”, përfundon Memeti letrën e tij të urimit./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi