Kreu i Alternativës Shqiptare në Malin e Zi: rimbursim nga partia kush ndëshkohet për flamur

 

Nik Gjeloshaj, kreu i partisë Alternativa Shqiptare në Mal të Zi, nxiti bashkatdhetarët që të vazhdojnë ta mbajnë e prezantojnë flamurin shqiptar, duke thënë se nëse do penalizohen me gjoba për këtë arsye, ato do t’i paguajë partia e ti.

Sipas Gjeloshajt, flamuri shqiptar në komunat shqiptare të Mal të Zi kohët e fundit po trajtohet si “një shëmti” nga autoritetet malazeze.

Ai thotë se as policia, as gjykatat nuk mund t’i ndalojnë shqiptarët që të mbajnë flamurin e tyre kombëtar dhe, siç tha ai, të shprehin dashuri për të.

“Sa më shumë që ata të angazhohen për të na ndëshkuar, ne do tregohemi të gatshëm që të paguajmë në mënyrë që mbrojmë flamurin tonë, krenarinë tonë, e cila i lidh shqiptarët kudo”, theksoi kreu i Alternativës Shqiptare.

“Urrejtja e shprehur nga institucione e individë për flamurin kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi, është një problem që tashmë mund të konsiderohet si rast për trajtim neuropsikiatrik”, tha Gjeloshaj.

Ai kërkoi që sa më shpejt, parlamentit malazez të përfshijë në rendin e ditës ligjin për simbolet kombëtare, të miratuar nga qeveria në tetor 2017.

Ai u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të cilët janë penalizuar për shkak të flamurit, që të raportojnë te partia e tij për t’u rimbursuar, gjersa siç tha, përfaqësuesit e shqiptarëve nuk e zgjidhin këtë problem në mënyrë institucionale. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi