“Krerët e bandës i pret burgu”, Basha: Jemi në krah të njerëzve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish ndaj arrestimeve të kryera nga Policia e Shtetit. Ai zotohet se do të jetë gjithmonë në krahun e njerëzve, të cilët janë ngritur kundër asaj që ai e quan “qeveri-bandë”.

Lideri i selisë blu shprehet se bashkëpunimi mes qeverisë dhe bandave ka vjedhur e dhunuar shqiptarët, ndërsa kjo sjelljeje ka  shkatërruar shtetin ligjor së bashku me demokracinë. Sipas tij, fati i qeverisë-bandë  është vetëm rrëzimi i saj.

“Ne jemi deri në fund në krah të njerëzve që janë ngritur kundër qeverisë-bandë që, bashkë me krimin dhe oligarkët, ka vjedhur dhe dhunuar shqiptarët, ka shkatërruar demokracinë dhe shtetin ligjor dhe po kërcënon të ardhmen europiane te Shqipërisë!Fati i qeverisë-bandë është rrëzimi i saj!  Krerët e kësaj bande i pret burgu që sot e kanë mbushur me protestues të pafajshëm!”, shkruan Basha.

Policia një ditë pas protestës së tretë kombëtare të frontit opozitar njoftoi se janë arrestuar 37 protestues, ndërsa paralelisht me këtë ka nisur procedimi penal edhe për 23 të tjerë.

 

- Reklamë -

LEXO MË SHUMË

Dyshimet e Antoneta Sevdarit: Hetoni, ja 2 arsyet pse u shkarkova

Pasi Komisioni i Posaçëm i Apelimit vendosi të shkarkojë nga detyra prokuroren Antoneta Sevdari, njëherësh anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kjo e...

Zv/kryeministri që shpenzoi më shumë derivate se kryeministri

Qeveria e Kosovës e cila udhëhiqet nga Ramush Haradinaj ka pesë zv/kryeministra, e që përveç stafit dhe shpenzimeve të tjera këta shpenzojnë edhe derivate...

“Turqia do të ketë rol kryesues në financimin islam”

Turqia ka një rol kryesues në financimin islam, thotë kreu i provajderit softuerik të bankimit islam “Path Solutions”. Duke folur për Anadolu Agency (AA), Mohammed...

Së fundi

Gjermani, mbyllet gjimnazi që kishte lidhje me FETO-n

Gjimnazi Urselbach në Gjermani, që lidhet me organizatën terroriste FETO, është mbyllur për probleme të natyrës financiare. Urselbach Gymnasium ka qenë i vendosur në vendin...

Meta rrëzon “Ministrin e Jashtëm”: I pabesueshëm. Reagon Rama: Vendim i turpshëm, antikushtetues

Presidenti Ilir Meta refuzoi të hidhte firmën mbi propozimin e Kryeministrit për të emëruar Genti Cakën si ministër të Jashtëm. Kryetari i shtetit këtë...

Rikonstruktohet godina 5 në QS, Veliaj: Studentë, përfundoni në kohë vitin

Pas konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Mjekësisë, ka nisur puna për rikonstruksionin e godinës numër 5 në konviktet e Qytetit Studenti. Kryetari i Bashkisë...