Kremlini deklaratë për Sirinë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, tha se “Kremlini i njeh shqetësimet e partnerëve tanë turq lidhur me forcat të cilat mendojnë se po u shkaktojnë kërcënim ndaj sigurisë kombëtare të tyre. Por kjo nuk nënkupton se nuk do të bëhen angazhimet”, tha Peskov.

Peskov iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për Kongresin e Dialogut Kombëtar Sirian, i cili u mbajt dje në Soçi të Rusisë. 

Duke u shprehur se është arritur në konsensus që kongresi të mblidhet në një të ardhme të afërt, Peskov thotë se paraprakisht ekspertët janë duke bërë një punë intensive për pranimin e listës së atyre që do të marrin pjesë në kongres. 

Ai tha se formula e një dialogu të fuqishëm politik mund të ofrohet vetëm me një pjesëmarrje sa më të gjerë të mundshme të të gjitha grupeve të përfaqësuara në Siri. 

Duke vënë në dukje se deklarata e përbashkët e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, atij të Rusisë Vladimir Putin dhe atij të Iranit, Hasan Ruhani, Peskov thotë se “Ky është pozicionimi i saktë i Rusisë, Iranit dhe Turqisë”. /Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi