KOSOVA

Krasniqi garanton se PDK-ja nuk do ta rrëzoj Haradinajn nga pushteti për shkak të taksës

Spread the love

Shefi i grupit parlamentar, Memli Krasniqi, ka mohuar se partia Demokratike do të ngre mocion mosmbesimi për Qeverinë Haradinaj për shkak të mospajtimit për taksën. Sipas tij, raportet e koalicionit PAN janë të shkëlqyera dhe nuk ka kurrfarë përplasjesh mes partnerëve të koalicionit, veçse dallime në mendime.

Ai ka thënë se tani aspak nuk është koha që vendi të shkojë në zgjedhje dhe sipas tij kërkesa e opozitës për zgjedhje me shumë ngjan me marketing politikë, sepse siç tha ai, po të kishin përnjëmend një gjë të tillë ata do mund të siguronin më shumë se 61 vota për rrëzimin e qeverisë Haradinaj nga pushteti.

Në një bisedë për Kosova Post, Krasniqi ka siguruar se koalicionin qeverisës po funksionon mirë, dhe se tema e zgjedhjeve të jashtëzakonshme është krejtësisht e tejkaluar. Ai thumbon opozitën se po ta kishin ndërmend mocionin e votëbesimit votat mund t’i sigurojnë ndoshta edhe më shumë se 61 të nevojshmet.

“Për aq sa kohë ne nuk kemi vështirësi në funksionim për sa i përket zbatimit të programit qeverisës dhe marrëveshjes tone, atëherë nuk ka arsye që as të diskutohet për diçka tjetër. Opozita e ka marketing politik çështjen e kërkesës së zgjedhjeve. Ndryshe sikur vërtet të ishin të interesuar për zgjedhje ata do kishin nisur një mocion mosbesimi ndaj qeverisë që mund ta bëjnë më shumë vota sesa me 61. Tash së fundmi kanë pas ofertë edhe nga Lista Serbe, e para dy javësh i kam dëgjuar që përfaqësues të opozitës kanë deklaruar se qeverinë e rrëzojmë edhe me Listën Serbe, por tani shihet se nuk janë të interesuar. Kështu që tema e zgjedhjeve nuk ekziston dhe si e tillë është krejtësisht e tejkaluar sepse nuk ka asnjë situatë në të cilën do të duhej të diskutohej për zgjedhje”, tha Krasniqi.

Shefi i deputetëve të PDK-së, mbetet i habitur kur pyetët nga Kosova Post se a ka gjasa që PDK-ja, ta rrëzoj qeverinë, edhe pse bashkëpartiakët e tij e kanë deklaruar se  PDK-ja, po të dojë mund ta dërgoj vendin në zgjedhje pas kryeneçësisë së Haradinajt për taksën

“Joo!. Absolut! Se di pse duhet të bëhet si pyetje, kur kjo çështje nuk është diskutuar asnjëherë. Unë nuk mund të vi në kontastatimin tuaj se në të mirën  vendit është që të shkojmë në zgjedhje. Unë nuk jam i sigurt që zgjedhjet i duhen vendit, nëse vendi rrezikohet është çështje tjetër, por ne nuk shohim një situate të tillë. Mos marrëveshjet që mund të kemi ne për mënyrën e qasjes se një teme të caktuar janë jo relevante ndaj të përgjithshmes, në këtë kuadër ne nuk kemi asnjë dallim sa i përket taksës për qëndrimin tonë ndaj Serbisë. Ne kemi ndonjë dallim në qasje sa i përket partneritetit me SHBA dhe në këtë drejtim besoj që qëndrimet janë të qarta. Besojmë që është e mundshme të vazhdohet puna sipas planit  sipas kontratës së bashkëqeverisjes pa ndonjë problem” ka shtuar Krasniqi.

Në insistimin e KosovaPost, nëse ka përplasje në mes të partnerëve të koalicionit, duke aluduar në deklaratat e fundit të zyrtarëve të partive të koalicionit, Krasniqi mohoj një gjë të tillë.

“Jo nuk ka përplasje. Po të kishte përplasje kjo do ishte bërë e ditur me kohë. Mund të ketë dallim mendimesh për çështje të caktuar kjo është krejtësisht e natyrshme. Kemi pas situatë të njëjtë edhe në bashkëqeverisjet tjera që janë krejt të natyrshme” , tha Krasniqi për KosovaPost, duke shtuar se nuk do lejojnë që për taksën ndaj Serbisë të prishen mes vete partnerët e koalicionit.

“Raporti ynë me Serbinë në asnjë mënyrë nuk mundet asnjëherë ta dëmtojë koalicionin qeverisës, përkundrazi mundet vetëm ta forcojë. Taksa ndaj Serbisë ka qenë vendimi më i mirë i marrë. Është propozuar fillimisht nga zotëri Hoxhaj e më pas e kam mbështet edhe unë në komision ku kam kërkuar që të rritet taksa nga 10 për qind sa ishte fillimisht, pikërisht ndaj politikës agresive ndërkombëtare të Serbisë ndaj Kosovës. Çështja ndaj Serbisë nuk është e diskutueshme. Edhe 200 për qind duhet të bëhet taksa, unë besoj se është krejtësisht legjitime, por ne nuk po flasim këtë për taksën si tarifë por ne po flasim për situatën të cilën ne nuk e kemi ditur se si do ta zhvillojmë e që do ndërlidhet me raportin tonë më SHBA” tha mes tjerash Krasniqi./KosovaPost/

Related posts

Kryeministri Haradinaj priti në takim Ambasadorin Kelly

dritatv

Molliqaj: Qeveria të kërkojë nga Serbia dënimin e fashistëve që rrahën dy shqiptarët

dritatv

Bashkatdhetarët në Suedi protesojnë kundër idesë së Hashim Thaçit

dritatv

Leave a Comment