Krasniqi “akuzon rëndë” Vetëvendosjen për “skenarin” e rrëzimit të Qeverisë

 

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar me seancën e rradhës plenare, derisa janë zhvilluar  polemika të ashpra në këtë seancë janë zhvilluar mes Shefit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, dhe deputetit të PSD-së, Frashër Krasniqi

Krasniqi akuzoi Konjufcën se Vetëvendosja po shpreh gatishmëri që kur të jap urdhërin presidenti i Serbisë, Aleksaner Vuçiq përmes Listës Serbe, të rrëzohet Qeveria në Kosovë.

“Glauku sapo e tha që jemi të gatshëm që  kur urdhrin e jep Vuçiqi përmes Listës Serbe ne ta rrëzojmë Qeverinë, masi që jeni të gatshëm pse spo i merrni nënshkrimet”, u shpreh Krasniqi

Krasniqi foli edhe për votimin për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërgutit, për të cilën tha se shumica e deputetëve të opozitës kanë abstenuar, ndërkaq që në anën tjetër në nivel komunal në Prishtinë, Vetëvendosja ka lidhur koalicion me PDK-në.

Ai në fund u shpreh se partia e tij është e gatshme që t’i japë nënshkrimet për rrëzimin e qeverisë në momentin kur Vetëvendosja do të jetë e gatshme t’i kërkojë nënshkrimet Listes Serbe.

“PSD-ja është e gatshme për me i dhanë nënshkrimet për të shkuar vendi në zgjedhje mirëpo pa lojëra politike, dhe jo deri atëherë kur jeni të gatshëm për të shku të lista serbe dhe për ti kërkuar votën”, përfundoi Krasniqi.

Ndryshe, Konjufca pati polemika edhe me deputetin tjetër të PSD-së, Dardan Molliqajn, shkruan lajmi.net.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi