KQZ: Hiqni simbolet partiake! Letra për ministritë, përdorin Logo identifikuese të PS

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka dërugar një letër e cila disponohet nga Top Channel të gjitha institucioneve shtetërore ku u kërkon të bëjnë kujdes me përdorimin e logove të partive politike. KQZ konstaton se logoja e portalit “Me ty për Shqipërinë që Duam”, e prezantuar në të gjitha faqet zyrtare të ministrive dhe institucuionet qendrore, identifikon subjektin politik Partia Socialiste e Shqipërisë, duke e vendosur edhe në të gjitha zyrat elektorale të saj.

KQZ në këtë letër theson se: “Si institucione në shërbim të interesave të gjera të qytetarit, përdorimi i një logoje të tillë identifikuese me subjektin zgjedhor në institucione shtetërore vjen në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi parashikuar nga Kodi Zgjedhor dhe Ligji Për Partitë Politike”.

Sipas KQZ, institucionet publike nuk mund të përdorin logo apo reklama identifikuese të një subjekti zgjedhor dhe kërkon që brenda institucioneve shtetërore të mos afishohen apo publikohen logo identifikuese të partive politike në periudhën në vazhdim.

Kjo letër e KQZ vjen pas një denoncimi publik të Institutit të Studimeve Politike nga ku ngrihej shqetësimi lidhur me përdorimin e burimeve shtetërore në funksion të fushatës elektorele.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi