KPK shkarkon gjyqtarin Besim Trezhnjeva, nuk justifikoi pasurinë

 

 

Gjyqtari Besim Trezhnjeva është zyrtari i dytë i drejtësisë që shkarkohet nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas Fatos Lulos.

 Mëngjesin e sotëm trupa gjykuese dha vendimin, pasi Trezhnjeva nuk mund të justifikonte 20 milionë lekë pasuri.

“Trupa e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore për subjektin e rivlersimit, z. Besim Trezhnjeva. Në përfundim të procesit të rivlerësimit trupa gjykuese e përbërë nga Alma Faskaj, kryesuese, Firdes Shuli relatore, Roland Ilia, anëtar vendosi të shkarkojë nga detyra subjektin e rivlerësimit, zotin Besim Trezhnjeva, gjyqtar i Gjykatës së Apelit Durrës”, bëri të ditur kryesuesja e trupës gjykuese, Alma Faskaj.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi