KPK e konfirmoi në detyrë, Komisioneri Publik ankimon vendimin për kreun e Kushtetueses

Kryetari i Gjykatës Kushtetueses, Bashkim Dedja, kaloi me sukses në “sitën” e Vettingut, në vendimin e dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por tashmë është Komisioneri Publik ka ankimuar këtë vendim.

Komisioneri Publik e ka ankimuar vendimin me arsyetimin se provat nuk arrinin nivelin e besueshëm.

“Pasi janë marrë në konsideratë edhe rekomandimet e ONM për të paraqitur ankimim, vlerëson se bazuar në prova dhe fakte të administruara nga KPK, Dedja nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë. Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga KPA të marrë në shqyrtim çështjen në seancë gjyqësore dhe në përfundim të gjykimit të ndryshojë vendimin e të vendosë shkarkimin e kreut të Gjykatës Kushtetuese”, arsyeton ankimimin Komisioneri Publik./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi