Kovaçiç e sheh veten më gjatë në Chelsea

Mesfushori i Chelsea, Mateo Kovaçiç ka thënë se e “paramendon” veten duke qëndruar më shumë se një sezon në Stamford Bridge.

Kroati është huazuar te skuadra londineze nga Real Madrid dhe se ka qenë pjesë përbërëse e ekipit të Maurizio Sarri, shkruan Sky.

Ai ka thënë se po shijon Premie Leaguen dhe se do të pajtohej që të qendronte aty nëse këtë do ta miratonte Real Madrid.

“Mendoj se është më e mira që kam bërë në karrierë. Ishte një hap që e doja, doja të vija këtu. E falënderoj klubin tim, Chelsean poashtu, që më dëshironte. Po e shijoj dhe po më pëlqen gjithçka këtu”, ka thënë Kovaçiç.

“Për mua, këtu jam i lumtur. Qyteti është mahnitës, klubi është një prej më të mirëve në botë dhe bashkëlojtarët janë të jashtëzakonshëm. Më duhet ta respektoj Real Madridin. Por mund ta paramendojë veten këtu, por që kam një kontratë dhe më duhet ta respektoj dhe kjo është ajo që do ta bëjë. Mua më takon që të jap më të mirën nga vetja secilën ditë”.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi