SHQIPERIA

Kovaçi i fundit. Trashëgimi prej 5 brezash në punën me hekurin

Spread the love

Et’hem Xhemalaj është kovaçi më i vjetër në Fier. Ndonëse i ri në moshë, ai ka 35 vite që ushtron zanatin e kovaçit. Ai ka filluar punë në moshën 14-vjeçare, ndërkohë që zanatin e ka trashëguar nga i ati.

Veglat e punës që ai përdor; forxha, kamina, kudhra dhe çekani; janë më shumë se 80-vjeçare, me simbole nga koha e pushtimit italian. Në kovaçanën e tij vijnë klientë jo vetëm nga Fieri dhe zonat përreth, por edhe nga Tepelena e deri nga Kalaja e Dodës.

Ndonëse është trashëgim prej 5 brezash, madje edhe me vulën e kovaçanes, me dhimbje Et’hemi pohon se kjo traditë do të ndërpritet, pasi djali i tij nuk dëshiron të vazhdojë zanatin e kovaçit.

Ajo e tij është një nga kovaçanat më të vjetra në vend./Top Channel/

Related posts

E majta e djeshme e të djathtëve të sotëm: Ne, pionerët e Enverit!

dritatv

Konflikti në prokurori. Amerikanët ndërhyjnë për ta zgjidhur

dritatv

Gjoba, përgjuan klientët. Në listën e komisionerit edhe hotel Plaza

dritatv

Leave a Comment