Kotzias tregon në parlament për grupin negociator të bisedimeve me Shqipërinë

 

 

Pas debateve të shumta ne lidhje me një marrëveshje të mundëshme të detit mes Shqipërisë dhe Greqisë,  Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias gjatë interpelancës në parlament ka folur sërish për këto negociata. Ai e ka konsideruar marrëveshjen e 2009 si një marrëveshje fantazmë.

“Një marrëveshje e vërtetë është njëmijë here më e mirë se një marrëveshje fantazmë si ajo e vitit 2009. Kemi tre alternativa, ose të mos bëjmë marrëveshje, ose të pranojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ose të përpiqemi të korrigjojmë çështjet teknike”, ka thënë Kotzias.

Kreu i diplomacisë greke tha se grupi negociator i palës greke përbëhet nga 10 persona, shkruan ora news

“Grupi ynë negociator përbëhet nga 10 persona. 8 janë zyrtarë të ministrisë së jashtme, një personalitet i të drejtës ndërkombëtare dhe një specialist i hatrografisë”.

Duke folur për situatën në Shqipëri për atë çka po ndodh për këto negociata, Kotzias tha: “Në këto momente MPJ shqiptare po diskuton me presidentin për plotfuqishmërinë. Kjo plotfuqishmëri do të bazohet në vendimin e GjykatësKushtetuese, që për ne nuk është vendim i duhur”, deklaroi Kotzias.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi