Kotzias: Po diskutohet çelja e negociatave në mes të vitit 2019

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias thotë se do të jepet drita jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë, dhe po diskutohet që çelja e negociatave të bëhet në mes të vitit 2019.

Duke folur pas përfundimit të diskutimeve në Bruksel, Kotizas tha: “Janë dy grupe vendesh, një që është më i madhi, 25 vende, mbështet të hapë negociatat në samitin e 2019 dhe 3 vende, Danimarka Holanda dhe Franca që thonë se duhet të shohin procesin, procesin europian, stabilitetin dhe sigurinë e gjithë rajonit në Europën Juglindore. Dhe kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë BE. E di që disa vende frikësohen nga populizmi , po nuk mund të luftojmë populizmin me hapa pas. Disa vende kërkojnë integrim të thelluar dhe pastaj zgjerimin, dhe kanë të drejtë, po u tregova një histori që e di mirë se çfarë ndodhi në vitet ‘90. Eksperienca jonë është se mund të bëjmë në të njëjtën kohë të dy proceset dhe është më e mirë për Europën”, tha Kotzias para gazetarëve.

I pyetur nëse dy shtetet, Maqedonia dhe Shqipëria të mos çelin njëkohësisht këtë proces, Kotzias tha se nuk është pozitive për fuqinë e rajonit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi