Kotzias në Beograd: Ky rajon ka nevojë për bashkëpunim

Miqësia mes Greqisë dhe Serbisë është e fortë mirëpo ne nuk arritëm të ngrisim marrëdhëniet tona ekonomike në atë nivel që kanë raportet tona pollitike, ishte konstatimi i përbashkët i ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç të cilët sot në Beograd u pajtuan për nevojën e projekteve konkrete për të mirën e të dy shteteve.

Presidenca e Serbisë bën të ditur se gjatë qëndrimit të sotëm në Serbi, ministri Kotzias ka thënë se një Serbi stabile që do të kujdeset për stabilitetin e rajonit, është në interesin e Greqisë.

“Ky rajon ka nevojë për bashkëpunim”, ka theksuar ai.

Presidenti Vuçiç, nga ana e tij ka theksuar se Serbia i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Greqinë, duke u bazuar në miqësinë e fortë si dhe në afërsinë dhe solidaritetin e të dy kombeve të konfirmuar historikisht. Ai ka nënvizuar nevojën e forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e tregtisë ndërmjet dy vendeve.

Vuçiq thuhet më tej, ka njoftuar mysafirin grek për problemet që ka zbatimi i Marëveshjes së Brukselit, ndërkohë që ka falënderuar Greqinë për interesin që shfaq për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës si dhe për përkrahjen që ia jep sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë.

Ministri Kotzias më herët takoi homologun e tij serb Ivica Daçiç./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi