Kosto e lartë e fermerëve, reduktohen të mbjellat në Polenë të Korçës

 

 

Polena është një nga zonat e Korçës që është e fokusuar kryesisht tek pemëtaria. Por fermerët thonë se çdo vit po mbjellin më pak, pasi kostoja e plehrave kimike është shumë e lartë.

 Fermerët e fshatit Polene në Korçë të fokusuar kryesisht tek pemëtaria, por edhe produkte të tjera bujqësore përballen me kostot e larta të prodhimit.

Plehrat kimike dhe pesticidet, por edhe karburanti sipas tyre kanë çmime të larta ndërsa kostot rëndojnë mbi supet e tyre.

Të paktën 70 familje në fshatin Polene janë përqendruar tek puna bujqësore, por vit pas viti numri i tyre është duke u reduktuar si pasojë e vështirësive me të cilat përballen.

Plehrat kimike sipas tyre kanë çmime më të lira në tregun e huaj ndërsa si të mos mjaftonte kjo kosto e lartë edhe cilësia e plehrave në tregun vendas është një tjetër element që i penalizon në përpjekjet e tyre për të siguruar të ardhura.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi