Kosovë, shkon në 224 numri i rasteve me COVID-19

Kosova ka raportuar edhe për 14 raste të reja të diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19), ku numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 224, ndër të cilët 37 janë shëruar dhe 6 kanë vdekur.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka njoftuar se në numrin e përgjithshëm të të infektuarve në Kosovë tani përfshihen të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Siç bën të ditur IKSHPK, më 8 prill në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 218 mostra ku 14 prej tyre kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

“Rastet pozitive të sotme janë raste kontakti, 4 prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, 2 me vendbanim në Banjë- Malishevë, 2 me vendbanim në Prishtinë, 2 me vendbanim në Mitrovicë të Veriut dhe me nga 1 rast vendbanimet Bllacë-Suharekë, Gjurgjevik-Klinë, Krojmir-Lipjan dhe Zveçan”, njofton IKSHPK.

Sipas këtij instituti nga data 8 shkurt e këtij viti deri më 8 prill në në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 2.570 mostra dhe prej tyre rezultojnë gjithsej 224 raste pozitive me 6 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese dhe 37 të shëruar.

Gjithashtu instituti ka njoftuar se vetëm dje janë shëruar 7 pacientë, të cilët kanë çuar në 37 numrin e përgjithshëm të të shëruarve në vend.

Nga komunat më të prekura me virusin COVID-19, e para në Kosovë radhitet Komuna e Malishevës me 66 raste, Komuna e Prishtinës me 25 raste, Vushtrria me 21 raste. Ndërsa nga komunat me shumicë serbe komuna më e prekur është ajo e Mitrovicës së Veriut me 20 raste të diagnostikuara me koronavirus.

Në IKSHPK gjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, ku deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.882 kontakte të rasteve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi