Kosovë, rritet në 79 numri i të infektuarve me koronavirus, shërohet një pacient

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, ka bërë të ditur se edhe 8 persona janë diagnostikuar me koronavirusin e ri (COVID-19) në Kosovë të enjten pasdite, me çka numri i përgjithshëm i rasteve me virusin në vend ka shkuar në 79.

Në një postim në rrjetet sociale, Vitia tha se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 89 persona, nga të cilët 8 kanë rezultuar pozitiv.

“Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës. Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë”, ka shkruar Vitia.

Ministri Vitia tha se pacienti ka dalë negativ pas testimit të dytë për koronavirus, gjë që “sipas rekomandimeve të OBSH-së, kur kemi dy mostra negative të një personi me një ditë distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19”.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Gjykata izraelite refuzon lirimin me kusht për adoleshenten palestineze

Një gjykatë palestineze ka hedhur poshtë kërkesën e avokatit për lirimin me kusht për 16-vjeçaren palestineze, Ahed al-Tamimi, e cila u arrestua javën e...

Sulm me armë në SHBA, 5 të vdekur

Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë në qytetin Springfield në shtetin Missouri të SHBA-së. Në një një deklaratë nga...

Media greke: Ministri që zëvendëson Bushatin 30 vjeç dhe kosovar

Propozimi i Gent Cakajt si ministër i ri i Jashtëm i Shqipërisë, për të zëvendësuar kështu Ditmir Bushatin, ka gjetur pasqyrim në mediat greke. Gazeta...

Së fundi

Itali, konfirmohen 681 vdekje të reja nga COVID-19

Italia ka raportuar 681 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 15.362 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi...

Apeli i ri i IKShP-së: E kemi ende situatën nën kontroll, ju lutem rrini në shtëpi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar një apel tjetër sa i përket gjendjes me koronavirusin në Kosovë, specifikisht respektimit të masave kundër përhapjes...

Kosova me më së paku të prekur me Covid-19 në rajon, prin Serbia

Republika e Kosovës po del të jetë vendi me më së paku persona të infektuar më koronavirus në rajon. Kosova deri më tani ka të...