Kosovë, protestë me kravata për pagën e Haradinajt

Rreth 300 kravata janë vendosur përpara ndërtesës së Qeverisë së Kosovës nga një grup qytetarësh dhe organizatorësh të grupit “Beyond the Walls”, si dhuratë për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e rriti disa ditë më parë rrogën e tij në masën 100 për qind, dhe tani merr 2950 euro.

Lëvizjen e vet polemizuese, kreu i ekzekutivit kosovar e kishte justifikuar me faktin që si kryeministër i vendit tani duket të ketë dhe një pamje të jashtme dinjitoze e për këtë arsye, i duhet të blejë këmisha e kravata.

Kaq u desh të shpërthente ironia me këtë arsyetim. Grupi “Beyond the Walls”, thotë se do të vazhdojë të mbledhë kravata për Haradinajn me shpresën se ai do t’i përdorë e do të dalë me to në publik.

Kravatat u grumbulluan pas një të ashtuquajturi “apel për ndihmë” për kryeministrin. Mjaft kosovarë e cilësuan vendim të gabuar atë të rritjes së ndjeshme të rrogës së Haradinajt nisur dhe nga gjendja ekonomike e pjesës dërrmuese të qytetarëve, ndërsa të tjerë e shfrytëzuan këtë moment për të satirizuar shefin e qeverisë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi