Kosovë : Policia nesër i kthehet orarit tetë orësh

Policia e Kosovës që nga nesër i kthehet orarit tetë orësh të punës.

Dy muaj të plotë, prej kohës kur u shfaq pandemia COVID-19, ata shërbyen nga 12 orë për të qenë më afër qytetarëve.

Shumë departamente e njësi, gjatë kësaj kohë kanë punuar me reduktime në staf.

Nga nesër gjithçka do të kthehet në normalitet dhe zyrtarët policor të cilëve u është ndërruar vendi i punës gjatë kësaj situate, do të kthehen në vendet e mëparshme.

Prej që është themeluar Policia e Kosovës, në shtator të 1999, asnjëherë 12 orëshi i punës nuk ka qenë në fuqi më gjatë se këtë herë.

Policia për punën që ka bërë në menaxhimin e situatës, është shpërblyer nga qeveria me nga 300 euro për muajin prill dhe maj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi