Kosovë, përfundon “Akademia Unë dhe Bota e Re” e mbështetur nga YTB

Në qytetin e Prizrenit është organizuar ceremonia mbyllëse dhe e shpërndarjes së certifikatave të projektit “Unë dhe Bota e Re” e mbështetur nga Presidenca e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB).

Në aktivitetin mbyllës të “Akademisë Unë dhe Bota e Re” të realizuar në kuadër të projektit “Shkolla Rinore Ballkanike” të YTB-së, të organizuar nga Shoqata IDEA, për nxënësit dhe studentët që vijojnë arsimin në Prizren, morën pjesë përgjegjësi i YTB-së për Kosovën, Erkan Girişit, asistenti konsullor i Kryekonsullatës së Turqisë në Prizren, Cenk Şen, drejtori i Institutit Yunus Emre në Prishtinë, Mehmet Ülker, si dhe pjesëmarrësit.

Girişit tha për AA se në kuadër të projektit në të cilën kanë marrë pjesë 45 persona, janë dhënë ligjërata në lidhje me zhvillimet në botë si dhe zhvillimin personal.

“Synojmë të vazhdojmë mbështetjen tonë për projektet për ngritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile në Kosovën, të cilën e konsiderojmë si vend vëllazëror, bashkë me Bursat e Turqisë”, u shpreh ai.

Ndërkaq, kreu i shoqatës IDEA, Bayram Pomak, tha se planifikojnë edhe një shëtitje në Turqi, si pjesë e fazës së fundit të projektit.

“Në kuadër të projektit, 45 nxënës dhe studentë kanë dëgjuar ligjërata në fushat si politika, psikologjia dhe sociologjia. Nxënësit dhe studentët me anë të këtyre ligjëratave, u përpoqën të kuptojnë rendin e ri botëror”, tha Pomak.

Pas fjalimeve, u shpërndanë certifikatat për 45 pjesëmarrësit e programit, i cili filloi më 16 mars dhe përbëhej nga shtatë cikle.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Mungesë në numër dhe cilësi e kuadrove akademike

Universitetet publike dhe kolegjet private në Kosovë kanë mungesë të kuadrove akademike si numër, por edhe si...

Provat e para të lira në F1, Red Bull para të gjithëve në Singapor (Foto)

Daniel Ricciardo është piloti më i shpejtë në sesionin e parë të provave të lira, të vlefshme për Çmimin e Madh të Singaporit, që...

Policët serbë ndalojnë në kufi këshilltarin e kryeministrit Haradinaj

Partia Liberale Serbe ka njoftuar se sot në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë është ndaluar anëtari i kësaj partie njëherësh këshilltar për komuniteti i...

Së fundi

Iran, shkon në 7.451 numri i të vdekurve nga COVID-19

Televizioni shtetëror iranian raportoi se zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, bëri të ditur se në 24 orët e fundit, në vend pozitivë...

Maqedonia e Veriut konfirmon 21 të infektuar të rinj me COVID-19

Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit ka regjistruar 21 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar në 1.999...

Dreshaj: Jemi në bishtin e pandemisë, nëntë pacientë me Covid-19 në Infektive

Nëntë pacientë me COVID 19 janë duke u trajtuar sot në Klinikën Infektive, derisa katër prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, tre...