Kosovë, me një rast të ri, rritet në 126 numri i të infektuarve me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar edhe për një rast të diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar në 126 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vend.

Siç bën të ditur IKSHPK, sot pasdite ka përfunduar testimi i 58 pacientëve të dyshimtë në Klinikën Infektive dhe Klinikën e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, dhe prej tyre një ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Pacientja është nga Korisha e Prizrenit. Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen”, njofton IKSHPK.

IKSHPK përsëri ka bërë thirrje që të ndiqen rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë, ndryshe, ata paralajmërojnë për “rrezik për përhapje komunitare”.

Deri më tani ndër 126 të infektuarit me COVID-19 në Kosovë, një person ka vdekur, ndërsa 10 të tjerë janë shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Tabaku: Strategji të përbashkët për luftën ndaj korrupsionit

“Nëqoftëse ka një fushë që opozita dhe mazhoranca mund të ulen bashkë për të hartuar një strategji të përbashkët për integrimin europian, kjo është...

Në trotuar për festa, familja mbetet e pastrehë në Tiranë

Ruzhdi Kojka me bashkëshorten e tij jetojnë prej 10 ditësh në trotuar dhe me shumë gjasa, edhe natën e ndërrimit të viteve do e...

Efektet reale të eksodit të LSI-së drejt PS-së: prapaskenat që shqetësojnë Kryemadhin

Lajmet për eksodet e këshilltarëve të LSI-së janë bërë thuajse të përditshme. Duket se si me telekomandë, në media qarkullojnë njoftime prej zyrës së PS-së...

Së fundi

Kompania amerikane nis testimin e vaksinës kundër COVID-19

Kompania amerikane e bioteknologjisë, Novavax, filloi testimin në njeri të vaksinës kundër koronavirusit dhe tha se në korrik pret rezultatet paraprake mbi efektivitetin dhe...

Shkon në 5 milionë e 590 mijë numri i të infektuarve, mbi 347 mijë të vdekur nga Covid-19

Numri i rasteve të reja dhe vdekje nga Covid-19 vazhon të rritet por me ritme më të ngadalta. Sipas ekspertëve, vala e madhe e...

Kosovë: 100 zyrtarë policorë në Prizren në vetizolim

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të policisë në Prizren, Faton Alija, thotë se nga regjionet e Gjakovës, Ferizajt dhe Prishtinës kanë marrë përforcime me zyrtarë...