SPORT

Kosova përgatitet mes entuziazmit dhe mungesave për Ishujt Faroe

Spread the love

Suksesi ndaj Maltës në Ligën e Kombeve, e entuziazmoi kampin e përfaqësueses së Kosovës se mund t’ia dalë të përmirësojë renditjen e UEFA-s, e pse jo të synojë kualifikimin në Europian.

Përballja e radhës është të dielën ndaj Ishujve Faroe. Për sfidën ndaj rivalëve modestë, Kosova nuk do të mund të llogarisë shërbimet e mesfushorit Hekuran Kryeziu.

Ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë në fitoren 3-1 ndaj Maltës, e me dënimet e akumuluara nuk do të mund të luajë në fundjavë.

Gjyqtari kryesor i takimit, Tamás Bognar e paralajmëroi disa herë Kryeziun, para se ta ndëshkonte me të verdhë; ky i fundit vazhdonte protestën për një moment të diskutueshëm në fushë, ndaj hungarezi mbeti pa zgjidhje, duke e ndëshkuar kosovarin.

Ndërkohë, trajneri Challandes vlerësoi ekipin për lojën e bërë.

“Tani kemi krijuar një identitet dhe po luajmë futboll të bukur. Zhegrova ishte shumë i mirë. Nuk kemi shumë mbrojtës, jemi në kërkim të dy lojtarëve të rinj. Mund të jemi të rëndësishëm në të ardhmen, por duhet të mësojmë nga rastet e humbura”, tha Challandes.

Kosova luan të dielën në orën 18:00 si kryesuese e grupit në fushën e Ishujve Faroe./Top Channel/

Related posts

Interi rinovon deri më 2023-shin me Skriniar

dritatv

Mavraj braktis Arisin e Selanikut për Ingolstadtin në Bundesliga 2

dritatv

FSHF shkarkon trajnerët. Vjen Nevil Dede, mbijeton vetëm Bushi

dritatv

Leave a Comment