Kosova nga sot me ambasadë në Abu Dabi

Sot është hapur Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Prezent në prerjen e shiritit ishte presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli.

“Kosova nga sot ka Ambasadën e vetë ne EBA ne Abu Dhabi… Sot u hapë Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Abu Dhabi. Në prerjen e shiritit prezent ishte Presidenti i Republikës së Kosovës dhe eksponentë tjerë nga qeveria e EBA. Ambasada e Republikës në EBA së Kosovës është e para në shtetet e golfit që paraqesin një fuqi shumë të madhe ekonomike. Emiratet e Bashkuara ishte shteti i parë arab që e njohu Kosovën, shtet që mori pjesë në aksionin e post konfliktit në Kosovë, për një kohë ishte pjesë e KFOR-it. Emiratet e Bashkuara ndërtuan infrastrukturën aeroportuale në Kukës për të iu dalë në ndihmë të dëbuarve nga Kosova. Emiratet e Bashkuara kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën edhe ekonomikisht duke ndërtuar shkolla, spitale dhe duke renovuar edhe objektet e kultit”, bën të ditur Pacolli./Kosova Psot/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi