KOSOVA

Kosova merr kryesimin e Iniciativës rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë

Spread the love

Në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës u mbajtën punimet e nivelit më të lartë vendimmarrës të Iniciativës rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë (MARRI).

Në këtë takim, Bosnja e Hercegovina i dorëzoi Kosovës kryesimin nj vjeçar me këtë iniciativë.

Gjatë fjalimeve të mbajtura nga përfaqësues të vendeve anëtare të MARRI-t, përfshirë këtu edhe Serbinë, nuk pati asnjë kundërshtim.

Në adresimin e tij, ministri i Brendshëm i Kosovës, Ekrem Mustafa konfirmoi qartë rrugën evropiane për të cilën është përcaktuar Kosova, kurse njëherë edhe falënderoi kryesuesin e deritanishëm Bosnje-Hercegovinën për organizimin e këtij takimi.

Mustafa posaçërisht përmendi rëndësinë e projekteve të financuara nga GIZ dhe organizata të tjera.

Pas dorëzimit të kryesimit nga përfaqësuesit e Bosnje-Hercegovinës tek përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës, Ministri Mustafa morri kryesimin e takimit.

Related posts

Ramush Haradinajt i refuzohet viza për Amerikë

dritatv

Hoxha i gëzohet miratimit të ligjeve nga Kuvendi

dritatv

Pas humbjes në Gjakovë, ja ku e gjen “ngushëllimin” Mimoza Kusari-Lila

dritatv

Leave a Comment