Kosova me ambasadore jo rezidente në Kostarikë

 

 

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Panama, Zana Rudi, është akredituar si ambasadore jo rezidente edhe në Kostarikë.

Kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli e vlerësoi këtë si mundësi për forcim të raporteve me shtetet që e kanë njohur Kosovën.

“Përfaqësimi diplomatik i Republikës së Kosovës në Kostarikë është një rezultat i rëndësishëm i punës dhe përkushtimit tonë të vazhdueshëm, që t’i ri-hapim dyert e të forcojmë marrëdhëniet me shtetet që e kanë njohur Kosovën, ndërkohë që të lobojmë fuqishëm tek ato jo-njohëse nëpërmjet ndërtimit të miqësive të reja”, tha Pacolli për akreditimin e ambasadores.

Ambasadorja Rudi, të premten më 13 prill, i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit në detyrë të Kostarikës, Helio Fallas Venegas, si dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të këtij shteti, Manuel Antonio Gonzalez Sanz.

Kostarika e kishte njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës në ditën e njëjtë që ajo ishte shpallur, më 17 shkurt, 2008, ndërkohë që marrëdhëniet në mes dy vendeve kanë shënuar ngritje të vazhdueshme që nga atëherë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi