Kosnett kundërshton emërimin e Sylejman Selimit Ambasador të Kosovës në Shqipëri – e quan kriminel lufte

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka kundërshtuar emërimin e Sylejman Selimit ambasador, e ka kritikuar hedhjen poshtë të aktakuzës për gaz lotsjellës.

Përmes një shkrimi në Twitter, Kosnett e quan diskurajues hedhjen poshtë të aktakuzës për hedhjen e gazit lotsjellës para dy vjetëve në Kuvend, nga opozita e atëhershme e përbërë nga Vetëvendosje, AAK e Nisma.

“Dekurajuese të shohësh që një akuzë dy vjeçare për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend është hedhur poshtë nga prokurorët, pavarësisht pranimit të fajësisë dhe dëshmive të gatshme. Praktikat e gjykimit të drejtë nga prokurorët kërkojnë profesionalizëm dhe përgatitje”, ka shkruar ambasadori amerikan në Twitter.

Ndërkaq për emërimin e Sylejman Selimit Ambasador të Kosovës në Shqipëri, ka pyetur se cili është mesazhi që e jep Kosova, nëse emëron ambasador një të dënuar për krime lufte.

“Çfarë mesazhi dërgon Kosova në botë kur propozon një të dënuar për krime lufte si Ambasador? A tregon kjo respektim të respektimit të ligjit? Ne kundërshtojmë fuqishëm një vendim të tillë. Presim e shohim”, ka shkruar ambasadori.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi