Korrigjimi i kufijve, Shqipëria del kundër idesë së shkëmbimit të territoreve

Ministria e Jashtme në Tiranë shfrytëzoi një takim të kreut të diplomacisë, Ditmir Bushati, me një grup të përfaqësuesve politikë të Luginës së Preshevës, për të treguar mes rreshtave se Shqipëria nuk e mbështet idenë e ndryshimit të kufirit, apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Pikësëpari, deklarata zyrtare e Ministrisë për Europën dhe Punës e Jashtme tregon qartë se, Tirana e sheh edhe në të ardhmen Luginën si pjesë të territorit të Serbisë, ndryshe nga sa ishte folur gjatë kësaj periudhe për një shkëmbim të saj, duke u dhënë serbëve veriun e Kosovës.

Deklarata nënvizon gjithashtu se, ministri Bushati siguroi bashkëbiseduesit se shteti shqiptar do të vijojë të kërkojë nga Serbia për shqiptarët e Luginës, atë që atyre u takon.

Më tej, deklarata i referohet konkretisht dialogut Kosovë-Serbi. Në respekt të stilit diplomatik, Ministria e Jashtme në Tiranë vijon me mesazhet mes rreshtave, kur thekson se ministri Bushati ka nënvizuar rëndësinë e vijimit të këtij dialogu dhe “orientimit të tij në mënyrë efektive, në terma të qartë, pa ekuivok dhe të balancuar, për i përket zbatimit të plotë të marrëveshjeve dhe avancimin e proceseve integruese të Kosovës”.

Ky pasazh i deklaratës tregon se, Tirana preferon zbatimin e marrëveshjeve politike ekzistuese mes Prishtinës dhe Beogradit, pjesë e të cilave nuk është ndryshimi i kufijve.

Por, duket se të njëjtin mesazh kundër ndryshimit të kufirit dhe shkëmbimit të territoreve, Tirana e kishte shprehur edhe më parë, edhe më hapur, në një prononcim të ministrit Bushati gjatë një vizite në SHBA, në fund të korrikut të kaluar, i cili duket se ka kaluar pa u vënë re.

Bushati pyetet konkretisht mbi çështjen në Forumin e Këshillit Atlantik dhe del hapur kundër.

“Mendoj se kjo do të shkonte kundër frymës së të gjitha përpjekjeve të bëra në Ballkan gjatë 3 dekadave të fundit. Do të shkonte kundër frymës së Aktit Final të Helsinkit dhe dokumenteve të tjera ndërkombëtare me vlerë ligjore. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, që të mos hapim kutinë e Pandorës për raste të tjera në rajon”, do të shprehej ai./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi