Korrigjimi i kufijve, AAK-ja tregon qëndrimin e saj

 

Besnik Tahiri thotë se pozicioni i Shtetit të Kosovës përballë Asociacionit është i qartë që nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Thotë se asnjë lidhje ndërmjet temës së Asociacionit dhe korrigjimit të kufijve nuk ekziston. Ky zyrtar i AAK’së thotë se qëndrimi i Ramush Haradinajt dhe i partisë së tij mbesin të qarta për këto dy tema. S’ka korrigjim të kufijve dhe as kompetenca shtesë për Asociacionin.

Asnjë lidhje nuk ka ndërmjet Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe temës për korrigjim e ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky është qëndrimi i Partisë së Kryeministrit Ramush Haradinajt.

Sekretari i Përgjithshëm i AAK’së, Besnik Tahiri thotë se nuk përkrahin prekjen e kufijve dhe as kompetenca shtesë për asociacionin. I qëndrojnë prapa deklaratës së Kryeministrit Haradinajt se kufijtë ndryshohen vetëm me luftë.

“Aleanca e ka pas dhe e ka një qëndrim. Kosova e ka tërësinë e vet territoriale dhe është e njohur ndërkombëtarisht dhe nuk ka ndryshu në asnjë moment edhe sa i përket Asociacionit. Në asnjë moment në asnjë pozicion i Asociacionit përveç trajtimit të njëtrajtshëm të vendimit të Gjykatës Kushtetues”

Tahiri ka argumentuar se s’ka asnjë ndërlidhje ndërmjet temës së Asociacionit dhe korrigjimit të kufijve. Ka thënë se këto dy tema janë krejtësisht të ndara për shkak se njëra prek rregullimin e brendshëm kurse tjetra të jashtmin.

“Nuk ka ndërlidhje mes temës dhe diskurisit që po bahet në korrigjimin e kufirit, ky është plotësim diskutim i brendshëm me për shak që nuk prek kufirin, e prek organizmin dhe funksionalizimin e shtetit për këtë arsye duhet të jemi shumë të qartë dhe të saktë edhe në Bruksel po edhe kudo që flasim që Asociacioni me përgjegjësi shtesë e prish sistemin dhe e çrregullon rendin qeverisës”.

Koordinatori Nacional për Qeverisje Lokale siguron se Asociacioni s’do të ketë kurrfarë kompetencash ekzekutive. Thotë se askush s’mund të dalë mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk lejon kurrfarë kompetencash ekzekutive për Asociacionin.

“Në këtë kuptim nuk ka institucion as qeveri as parlament, i cili mund të merr një vendim për një përgjegjësi të këtij Asociacioni në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Çfarë do statuti duhet me ju nënshtru interpretimit kushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Në këtë kuptim janë tri çështje e para është që e kemi obligim ti nënshtrohemi këtij institucioni për shkak që nuk mund e prishim as nuk mund e ri rregullojmë sistemin politik në vend dhe e dyta ky institucion si funksionin në Shqipëri dhe Serbi”.

Javën e kaluar ka kaluar afati kur do të duhej të nxirrej për diskutim drafti i Statutit të Asociacionit. Është raportuar se drafti i Statutit ka shkuar në Bruksel për t’u diskutuar më vonë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vucic kanë nxjerr temën e ndryshimit të kufijve. Të dy këta udhëheqës shtetesh kanë përkrahur një ide të re për korrigjim kufijsh mbi parime etnike.

Në Kosovë idenë e Presidentit Thaçi nuk e mbështesin asnjë prej partive të mëdha. Madje as PDK’ja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi