Korisha futet në karantinë, testohen 25 persona që patën kontakt me 70-vjeçaren e ndjerë

Një burrë 59 vjeç dhe një grua 70 vjeçe janë dy viktimat e fundit në Kosovë, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë 24-orëve të fundit, si pasojë e koronavirusit, duke e çuar kështu në tre numrin e përgjithshëm të personave të vdekur me COVID-19 në Kosovë. Njëri nga viktimat ishte një grua e moshës 70-vjeçare nga fshati Korishë i komunës së Prizrenit.

Ndërkohë autoritetet në Prizren kanë marrë vendim që gjithë fshatin ta vendosin në karantinë.

Këtë e ka konfirmuar për Express, drejtori për shëndetësi në komunën e Prizrenit, Calon Shehu.

“Dje në Korishë janë bërë 25 testime të familjarëve dhe të personave që kanë pasur kontakte me pacienten në fjalë. Të gjitha ata kanë rezultuar negativ. Është marrë vendim që i gjithë fshati Korishë të futet në karantinë. Korisha për 14 ditë do të jetë në Karantinë”, ka thënë për Express, Shehu.

Ai, po ashtu, ka treguar për gjendjen shëndetësore të pacientes, e cila ishte nga kjo komunë, që vdiq sot pas infektimit me Covid-19.

“Pacientja në fjalë ka pasur probleme pulmonare. Ka qenë e shtrirë në spitalin rajonal të Prizrenit. Sipas rekomandimeve të mjekëve është marrë vendim që ajo të shtrihet në Klinikën Infektive për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Në bazë të simptomave asaj i është bërë testi për Covid-19. Ajo ka rezultuar pozitiv para tre ditëve”, shpjegon Shehu.

Ndërkohë në Prizren tashmë janë tre persona si të konfirmuar me koronavirus

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Ambasadori i OSBE tek Krimet e Rënda, nënshkruhet memorandumi i rëndësishëm

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt ka shkuar sot në mëngjes në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, aty ku është takuar...

Aleatët e Bashës: Frikë nga kutitë bosh, rritet presioni ndaj qytetarëve

Për Grupimin e Qendrës së Djahtë 30 qershori është një datë që do të mbetet e mbuluar nga turpi jo vetëm sepse është një...

Përplasja, Xhafaj sfidon Bashën: Ki durim! Do kontrollohen edhe pasuritë tona. Basha: Je pjesë e problemit

Lulzim Basha dhe Fatmir Xhafaj u përfshinë në akuza dhe kundërakuza në Kuvend, ku po diskutohet vettingu i Policisë së Shtetit. Kryetari i Partisë Demokratike...

Së fundi

Studimi i fundit: Imuniteti ndaj koronavirusëve mund të zgjasë vetëm gjashtë muaj

Imuniteti ndaj riinfektimit nga coronaviruset njerëzore mund të zgjasë vetëm gjashtë muaj, sipas një studimi të Universitetit të Amsterdamit. Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, me këtë,...

4 mijë e 29 të vdekur nga Covid-19 në Suedi, 90% e viktimave mbi 70 vjeç

Suedia, e cila ka luftuar me një qasje më të butë ndaj pandemisë sesa vendet e tjera, njoftoi sot se mbi 4.000 njerëz kanë...

Kina kërcënon Shtetet e Bashkuara për Hong Kongun

Kina kërcënoi të hënën se do të ndërmarrë kundërmasa ndaj Shteteve të Bashkuara nëse ndëshkohet për planet për të vendosur një ligj të ri...