Koreja përpara Kim-it: Imazhe nga shekulli i 19-të që tregojnë se si kombi jetonte para se të ndahej në Veri dhe Jug (Foto)

Fotot e pabesueshme të shekullit të nëntëmbëdhjetë japin një pasqyrë të rrallë në atë se si ishte jeta në Kore, më shumë se 100 vjet më parë.

Sipas DailyMail, imazhet interesante me ngjyra, të marra më 1895, tregojnë vendasit koreanë të magjepsur nga kamera e re.

Në një nga fotografitë, banorët e Koresë gëzojnë një festë verore.

Fotot goditëse thuhet të jenë publikuar nga fotografi amerikan, William Henry Jackson, si pjesë e një turneu të gjerë botëror.

Ai udhëtoi nëpër Azi, Afrikë dhe Oqeani duke marrë fotografi për Komisionin e Transportit Botëror.

Turneu, i inicuar nga manjati i hekurudhave Joseph Gladding Pangborn, u organizua fillimisht për të eksploruar dhe shqyrtuar sisteme të ndryshme hekurudhore anembanë botës, por Jackson mori mundësinë për të kapur njerëzit lokalë, arkitekturën dhe peizazhin midis 1894 dhe 1896.

Fotot e tij u publikuan në disa botime dhe i lejuan njerëzit e zakonshëm të përjetonin jetën në vendet që ata vetëm kishin dëgjuar më parë. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi