Koreja e Veriut refuzon bisedimet me kushte me SHBA-të

 

 

Qeveria e Koresë së Veriut ka reaguar ndaj deklaratës së të presidentit amerikan, Donald Trump, se “Me administratën Pyongyang ne dëshirojmë të bisedojmë vetëm nën kushtet e drejta”.

Sipas lajmit të agjencisë Yonhap, në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut theksohet se nuk do të ketë asnjë dialog mes dy vendeve në rast se SHBA propozon kushte për negociata me ta.

Ndër të tjera në deklaratën ku vihet theksi se Koreja e Veriut nuk ka ndërmend të braktisë programet bërthamore dhe raketore kundrejt dialogut me administratën e Uashingtonit, thuhet se “Ne dëshirojmë zgjidhjen e çështjes në mënyrë paqësore dhe diplomatike, por nuk do të lutemi kurrë për dialog. Ne nuk do të heqim dorë nga opsioni ushtarak që SHBA e kërkon vazhdimisht”.

“Deklarata për kushte e Trumpit tregon se Uashingtoni ka konfrimuar se nuk dëshiron dialog me Korenë e Veriut”, theksohet gjithashtu në deklaratë.

Trump javën e kaluar në një deklaratë ishte shprehur se “Dëshirojmë të formojmë një dialog me Korenë e Veriut, por vetëm nën kushtet e drejta”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi