“Koreja e Veriut ka të ardhme nëse heq dorë nga armët bërthamore”

Autoritetet e SHBA-së kanë thënë se Gadishulli Korean duhet të pastrohet nga armët bërthamore dhe se ky proces është parakusht për çdo negociatë me autoritetet e Koresë së Veriut.

Pheniani zyrtar në ditët e kaluara ka dërguar mesazhin për gatishmërinë e Koresë së Veriut për vendosjen e lidhjeve direkte dhe kontaktet me SHBA-të ndërsa Shtëpia e Bardhë ka thënë se Koreja e Veriut do të kishte të ardhme të ndritur nëse heq dorë nga zhvillimi i armëve bërthamore.

“Administrata e Presidentit Donald Trump ka një qëllim të qartë për pastrimin e plotë dhe të pakthyeshëm të armëve bërthamore në Gadishullin Korean. Varësisht nga qëndrimi ndaj këtij procesi, do të shohim qëndrueshmërinë e mesazheve që vijnë nga Pheniani”, thuhet në deklaratë.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu deklaroi se SHBA-të dhe pjesa tjetër e bashkësisë ndërkombëtare do të vazhdojnë t’i bëjnë të qartë Koresë së Veriut se zhvillimi i programi balistik dhe bërthamor e çon vendin në një situatë të pa rrugëdalje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi