“Koreja e Veriut e gatshme të bisedojë me SHBA”

Koreja e Veriut është e gatshme të bisedojë me Shtetet e Bashkuara. Të paktën kështu thotë Koreja e Jugut, në një deklaratë pasi gjenerali Kim Jong Chol, përfaqësues i Veriut, u takua me presidentin Moon Jae-in para ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike Dimërore.

Vajza e presidentit Trump, Ivanka do të marrë pjesë në ceremoni, por zyrtarët amerikanë kanë përjashtuar ndonjë takim me delegacionin koreanoverior.

SHBA thotë se koreanoveriorët u tërhoqën nga një takim i mundshëm me zëvendëspresidentin Mike Pence gjatë ceremonisë së hapjes së lojërave. Riafrimi i Koreve është parë si një lëvizje e Veriut për të vendosur një barrikadë mes jugut dhe SHBA.

Gjenerali koreanoverior u takua me presidentin Moon në Seul para ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike dhe, sipas zyrës së presidentit, ai kishte thënë se Koreja e Veriut ishte e gatshme të zhvillonte bisedime me SHBA.

Zyra e presidentit Moon shtoi se Veriu kishte rënë dakord se bisedimet ndër koreane dhe marrëdhëniet mes Penianit dhe Uashingtonit duhet të përmirësoheshin. Peniani nuk ka bërë komente direkte, por disa herë ai ka thënë se do të ulej në bisedime pa parakushte. Sidoqoftë, SHBA ka insistuar se fillimisht nevojiten hapa konkretë drejt denuklearizimit.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi