Koreja e Jugut do të lejojë biznesmenët e saj të vizitojnë Veriun

Koreja e Jugut ka bërë të ditur se do të lejojë biznesmenët e saj të vizitojnë Korenë e Veriut, tre vjet pasi Seuli ndërpreu në mënyrë të njëanshme operacionet e saj në një park industrial të përbashkët.

“Qeveria vendosi të miratojë udhëtimin e njerëzve të biznesit në Korenë e Veriut si pjesë e përpjekjeve për të mbrojtur të drejtat e tyre pronësore”, citon agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap deklaratën e Koresë së Jugut.

“Ne do të bëjmë përpjekjet e nevojshme që udhëtimi i tyre në kompleksin industrial Kaesong të kalojë pa pengesa”, theksohet më tej.

Në vitin 2004, Jugu dhe Veriu krijuan një park industrial të përbashkët në qytetin kufitar Kaesong të Koresë së Veriut, pas samitit të parë midis udhëheqësve të të dy vendeve.

Megjithatë, Seuli në shkurt të vitit 2016 ndërpreu në mënyrë të njëanshme 120 biznesmenët e saj nga operacionet e mëtejshme në objektin e biznesit, me qëllim “ndëshkimin e Koresë së Veriut për provokimet e saj bërthamore dhe raketore”.

Afër 200 biznesmenë të Koresë së Jugut përdornin impiantet e tyre në objekt.

– Ndihma për Veriun

Ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut po ashtu tha se do të dhurohen 9 milionë dollarë për agjencitë ndërkombëtare, përfshirë Programit Botëror të Ushqimit dhe UNICEF-it, për projektet e ndihmës në Korenë e Veriut.

Zhvillimet e fundit vijnë pasi Pheniani kreu testet e “raketave balistike” javën e kaluar, duke shkaktuar reagime të ashpra nga Seuli dhe Tokio, por një përgjigje të kujdesshme nga Washingtoni.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, Seuli do të dërgojë ndihma ushqimore në Phenian për të cilat konsultimet po zhvillohen.

Seuli konfirmoi se SHBA u njoftua për zhvillimin e fundit dhe se “Washingtoni e kupton qëndrimin tonë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi